Në datën 1 Maj do të bëhen publike tarifat e reduktuara Roaming sipas marrëveshjes së nënshkruar me BE dhe Ballkanit Perëndimor. Aplikimi i tyre do të nisë nga Tetori i këtij viti.
Në Këshillin e Intergimit Europian, Sekretarja e Përgjithshëm e Këshillit Rajonal të bashkëpunimit foli dhe për marrëveshjet që pritet të zbatohen si pjesë e Procesit të Berlinit, samiti i radhës i të cilit do të mbahet në Tiranë në 16 Tetor.
E ftuar për të raportuar për të gjitha projektet që Shqipëria ka si pjesë e nismave rajonale, por dhe reformave që kërkohen si pjesë e anëtarësimit në BE, Ministrja e Energjetikës, Balluku, lajmëroi se në Qershor pritet që Komisioni Europian të publikojë njohjen e Korridorit 8 në rrjetin e korridorit Ten-T, çka do të thotë se Shqipëria do të ketë akses në financimin e projekteve në infrastrukturën rrugore dhe atë hekurudhore nga fondet e BE.