Me 10 lojtarë që nga minuta e 5/ “Demat e kuq” mundin Erzenin

Fitorja minimale ndaj Bylisit, javën e shkuar, ka ndryshuar harmoninë në kampin e “demave të kuq”. Mbrëmjen e sotme kanë mundur me rezultatin e pastër 3 me 0, “shijakasit” e Erzenit, edhe pse Partizani mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 5’-të, pas daljes nga loja me kartonin e kuq të senegalezit, Maguette Gueye.

Goli i Rrapajt në fundin e pjesës së parë, Da Silvas në minutën e 47’-të dhe Hotit në minutën e 73’-të mjaftuan që “demat” të siguronin një 3-pikësh të vyer në luftën për titullin kampion. Ata ndodhen në vendin e 2-të, me 37 pikë, po aq sa Tirana e vendit të parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *