Me 14 prill merret vendimi mbi kushtetutshmërinë e reformës së pensioneve në Francë

Kur bëhet fjalë për reformat e sistemit të pensioneve, Këshilli Kushtetues ose “këshilli i të urtëve” siç e quajnë në Francë, mund të konfirmojë përputhshmërinë e projektligjit të reformës së pensioneve, ose të kundërshtojë disa masa, domethënë të censurojë tekstin si një e tërë, raporton BFM TV.

Në anën tjetër, zyra e kryeministres franceze Elizabeth Bourne është shprehur se kryeministri pret në fillim të javës së ardhshme sindikatat të cilët janë gati të bisedojnë me pushtetin ekzekutiv për reformën e sistemit të pensioneve.

Nëse nuk anulohet projektligji për pensionet i cili u votua në parlamenti francez, sindikatat e punëtorëve kanë paralajmëruar se protestat nuk do të kenë fund.

Sot Franca është i vetmi vend në botë që kontrollon kushtetutshmërinë nëpërmjet një organi të posaçëm shtetëror, Këshillit Kushtetues, i cili merr vendime që janë përfundimtare, të zbatueshme dhe të detyrueshme për të gjithë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *