Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mes kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe drejtuesit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale më 15 prill në orën 12:00. Në një postim të bërë në rrjete sociale, Berisha i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve demokratë që t’i bashkohen hapjes së fushatës.
‘Ejani të shtunën, 15 prill 2023, ora 12:00 në stadium.‘Rikthehemi në ‘Arenë’, aty ku nisi Rithemelimi! Më të fortë për mbrojtjen e pluralizmit e demokracisë! Më të hapur me kandidatët e dalë nga vota juaj! Më të bashkuar të gjithë ata që nuk janë marrë peng nga pushteti!’, shkruan Berisha.
“Bashkë Fitojmë” ka zgjedhur stadiumin “Air Albania”, aty ku edhe Berisha zhvilloi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike prej nga doli edhe grupi i “Rithemelimit”.