Vijojnë kontrollet e Policisë Rrugore për evidentimin e shkelësve të kodit rrugor.
Gjatë kontrolleve të fundit në By Pass-in e Fierit, makina inteligjente dhe radari automatik kanë kapur “mat” një shofer, i cili po “fluturonte” në rrugë me 190km/h.
Njoftimi i policisë:
Siguria Rrugore në fundjavë.
Live nga Bypass i Fierit.
Makina inteligjente dhe radari automatik po vijojnë skanimet e shpejtësisë në të dy krahët e lëvizjes Fier-Vlorë dhe Vlorë-Fier.
Shpejtësi që arrin deri në 190km/h. Drejtues mjetesh, mos fluturoni në rrugë por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor.
Në të gjitha rrugët e vendit ka makina inteligjente, radar automatik, kamera, dron e aparat fotografik që përdoren nga punonjësit e Policisë Rrugore.
Mbroni jetën duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.