Për moderatoren Bieta Sulo sot është një ditë e veçantë pasi feston ditëlindjen dhe nuk mund të ishte më bukur pasi është e rrethuar me dashuri nga njerëzit më pranë jetës së saj.
Në profilin e saj ‘Instagram’,Bieta ka ndarë disa nga momentet e ëmbla të festës për të gjithë miqtë e saj virtual, ku sot feston 38-vjetorin e saj të lindjes.
Por, ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë ditë, ka qenë pikërisht surpriza e këndshme nga familjarët e saj, bashkëshorti Alban Dudushi, vajza e tij dhe djali Kroi të cilët ishin kujdesuar që t’ja realizonin me shumë kujdes.
“20 vite që festoj si maxhorene. Me 3-shen që e mbush zemrën time”, shkruan Bieta në postimin e saj në Instagram.
Krahas shkrimit Bieta ka ndarë dhe videon ku fryn qirinjtë e 38-vjetorit në krah me djalin e saj i cili i këndon dhe këngën “Happy Birthday”.