Dy shtetas janë proceduar penalisht dhe rreth 32 mijë euro janë sekuestruar nga Policia Kufitare ditën e sotme.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Morinë, i gjetën shtetasit me inicialet J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 000 euro të fshehura në automjetin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin. Ndaj këtij shtetasi nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e shtetasit me inicialet K. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, 12 205 euro të padeklaruara sipas kërkesave të ligjit. Ndaj 35-vjeçarit nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Kukës dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.