Me 6 emigrantë të paligjshëm në makinë, në pranga 41-vjeçari kosovar (Emri)

Një 41-vjeçar, shtetas i Kosovës është arrestuar në Sarandë, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm.

Bekim Deva është kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë” duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të cilët do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

41-vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 5”, i zhvilluar nga Policia Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë. Transportonte me një automjet, kundrejt pagesës, 6 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga 41-vjeçari, Bekim Deva.

Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 5”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Bekim Deva, 41 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me automjet e tij, kundrejt pagesës, 6 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *