‘Më akuzojnë si agjent serb’/ Rama çudit anëtarët e KE-së: Jam krenar!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kritikat që i kanë bërë anëtarët e Këshillit të Europës, lidhur me rezolutën kundër raportit të Dick Martyt.

Rama tha se nuk tërheq asnjë fjalë nga fjalimi i tij, ku theksoi se do jetë në mbrojtje të së vërtetë.

Sakaq shtoi se shpesh është akuzuar si agjent serb, ku tha se është krenar që pretendon të vërtetën.

“Nuk jam i sigurt për ata që shprehën parehati për fjalën time, ju sugjeroj që ta lexojnë sërish raportin e Dick Martyt. Megjithatë besoj fort se një prej virtyteve të institucioneve është të jetë i përulur kur sheh nga vetja dhe për të pasur autokritikë të duhur. Ata kanë bërë gabim, nuk ka organe të trafikuara. Nuk është e patakt të vi dhe të kërkoj që të ndihmojnë institucionet për të vendosur besimin e njerëzve. Thjesht kam ndarë fakte, Serbia duhet të ndërtojë paqe me Kosovën. Shumë besojnë se unë jam agjent serb, por jam krenar që i shërbej të vërtetës. E vërteta është e mirë. Unë pretendoj se jap të vërtetën. Lajmet janë të rremë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *