Me apo pa certifikim dhe kontrollorë… Kryeministri Rama, i vendosur ta ulë sot avionin e parë në Kukës    

Linjë direkte nuk ka, por qeveria dhe kryeministri Rama janë të vendosur që sot të përurojnë sipas premtimit, aeroportin e Kukësit (cost to cost), me një avion që tashmë është nisur apostafat nga Londra.

Në avionin “Air-Albania” që tashmë është nisur nga Londra, sipas deklaratave të qeverisë janë emigrantë shqiptarë një pjesë e të cilëve kanë qenë kundërshtarë apo edhe kanë “sharë” kryeministrin Rama në rrjetet sociale.

Nisur edhe nga kjo, kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Balluku, janë të vendosur që pikërisht sot sipas të gjitha parashikimeve, në aeroportin e Kukësit të bëjnë uljen e avionit të parë.

Por, ndryshe nga sa kishte deklaruar nga kryeministri Edi Rama, faktet tregojnë se nuk ka një linjë direkte nga aeroporti i Kukësit për në vendet e tjera.

Në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” shihet se avioni i “Air Albania” i nisur nga Londra, pritet të zbresë në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa prej aty do të niset për në Kukës.

Kjo tregon se avionët do të ulen më parë në Aeroportin e Rinasit, për të vijuar më tej rrugën për në Kukës, pasi nga aeroporti i ri i bërë tashmë në vend nuk ka linjë direkte me vendet, ku është parashikuar të ketë udhëtime.

Vetë kryeministri Rama, ka premtuar se do të sjellë me avionin e parë në Aeroportin e Kukësit kuksianë, që jetojnë në Londër, por që votojnë për Partinë Demokratike.

Sipas informacioneve në media, mësohet se fluturimi është nisur në 10:30 nga Lodra dhe do të mbërrijë në 13:30 në Rinas. Më pas, udhëtimit do t’i bashkohet kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku, për të fluturuar drejt Aeroportit të Kukësit.

Kukës Airport by concession, MIE announced offers and investment value | Albanian Telegraphic Agency

Certifikimi i aeroportit

Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se, ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Kryeministri Edi Rama, tha më herët se, ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas Aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar, që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nis punën.

“Aeroporti ka përfunduar. Aeroportet gjithmonë kur përfundojnë bëjnë fluturimin simbolik, 1, 2, 3 fluturime dhe pastaj futen në fazën e certifikimit ndërkombëtar duke marrë gjithë licencat, etj.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e veriut’ do një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit”,- kanë deklaruar përfaqësuesit e tij.

Por dy ditë më parë “Priza.al” e zbuloi e para faktin se aeroporti i Kukësit e kishte të pamundur të priste fluturime ndërkombëtare, për faktin se as pista dhe as kulla e kontrollit bashkë me kontrollorët e saj nuk ishin certifikuar ende nga “Eurocontrol” që ka përgjegjësinë si organizëm europian për këto të drejta.

Ndaj dhe fluturimi i sotëm që me gjasë do të ndodhë pas dy orësh, është vetëm një ulje simbolike dhe deri diku e paautorizuar, sepse bëhet në një pistë dhe aeroport të përfunduar por të pacertifikuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *