“Për’puthen” çdo ditë e më shumë po thyen rekordet e shikueshmërisë. Gjatë emisionit ka shumë debate, zënka dhe dashuri. Shpeshherë nuk kanë munguar akuzat ndaj autores së emisionit, e cila krijon skenarin për konkurrentët.
Shumica prej tyre nuk e kanë pranuar këtë gjë, madje edhe kanë ironizuar këdo që hedh në ajër lajme të tilla. Por duket se autores së emisionit i ka plasur bomba në dorë, pasi në media ka dalë një pjesë e skenarit, ku protagonistë janë Antonela dhe Atdheu.
Prova e parë qe vjen për këto akuza është një foto që qarkullon në internet, ku duket skenari i takimit mes Atdheut dhe Antonelës. Në këtë skenar janë te shkruara fjalët që dy protagonistët duhet të thonë, gjithashtu edhe pyetjet që Bora duhet të drejtojë gjatë puntatave.