Ramazan Rraja u arrestua ditën e djeshme me armë në brez gati për qitje. I pyetur në lidhje me armën e zjarrit ai ka deklaruar se nuk ishte e tija.
Kjo ka qenë e vetmja deklaratë e cila është dhënë para hetuesve, ndërsa nuk ka pranuar të flasë më shumë mbi personin që e dispononte apo që ja ka siguruar atë.
Rraja sipas Policisë prej muajsh fshihej në trekëndëshin Durrës-Lezhë -Tiranë, e duke qenë person në kërkim lëvizjet e tij ishin të kontrolluara, duke ju shpëtuar postoblloqeve policore. Pas arrestimit të tij po verifikohen ambjetet ku Rraja qëndronte.
Rraja pritet të dalë nesër para GJKKO-së për masën e sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ku akuzohet si i përfshirë në atëntatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Rrumit dhe Andi Malokut, ku ky i fundit mbeti i vdekur.