Me armë zjarri dhe dy thika në sendiljen e makinës, në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kryeqytet pasi qarkullonte me armë zjarri  me vete.

Uniformat blu kanë sekuestruar një armë zjarri pistolet, një krëhër me municion luftarak dhe dy thika  të cilat i mbante në sendiljen e makinës.

Mbi shtetastin I.K, rëndojnë akuzat, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërtyese dhe minucionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Monday”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak dhe dy mjete presëre (thika).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas po lëvizte me armë zjarri në automjet, në Rrugën e Kavajës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Monday”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak dhe dy mjete prerëse (thika).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *