Një 34-vjeçar, i identifikuar si Ardit Buqi është vënë në prangat e policisë së Sarandës pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje. Nën hetim është vënë edhe pasagjeri që po udhëtonte në automjet me të për moskallëzim krimi. Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi
Ata u ndaluan nga shërbimet e Policisë në rrugën e fshatit Gjashtë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë zjarri tip pushkë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Buqi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.