Më bënë gjilpërë dhe me fshinë memorien, trondit gruaja nga Pogradeci: Babi më ka ngacmuar që prej moshës 3 vjeçare, tani edhe vajzat e mia

Një ngjarje dramatike e një gruaje nga Pogradeci është trajtuar këtë të martë në emisionin “Me zemër të Hapur”.

40-vjeçarja ka rrëfyer në studio jetën e saj të vështirë plot drama. Ajo tregon mes lotësh se është kërcënuar dhe dhunuar nga bashkëshorti i saj, i cili nuk jeton me familjen por është prej vitesh emigrant.

Sakaq, pohon se nuk ka mbështetjen e familjes së saj. Ndër të tjera tregoi mjaft skena edhe me babain e saj, i cili jo vetëm e përçmon dhe kërkon ta mbylli në psikiatri, por bënë edhe ngacmime të turpshme ndaj saj dhe dy vajzave të saj të mitura.

“Jam rritur që në fëmijëri në shtëpinë e gjyshit e kam dashur shumë, ndërsa babi nuk më ka dashur kurrë. Në moshën 3 vjeçare jam abuzuar seksualisht, mbaj mend që më çuan tek tezja e cila qante bashkë me mua. Unë mbaj mend një fytyrë të turbullt nuk e di çfarë ishte, por di që gjatë rrugës më kanë bërë gjilpëra. Kaq mbaj mend dhe çdo gjë u fshih nga memoria ime. Kur erdhi mosha e adoleshencës, halla ime më prezantoi me një njeri që sot e kam bashkëshort, unë nuk doja sepse nuk më pëlqeu. Por ishte një martesë me shkuesi dhe pranova. Më vonë edhe pse nuk e doja isha shumë e lumtur së bashku me burrin dhe me prindërit e tij, më respektonin shumë. Në shtatzëninë e parë ishim shumë të lumtur dhe e pritëm mirë.

Ndërsa djalin e dytë nuk e donin madje asaj kohe hynë shumë sherre, dhe kam qenë shumë e tronditur, madje kunati dhe kunata kanë qenë mollë sherri. Kunati dhe kunata e dinë mirë çfarë kishin që nuk e donin atë fëmijë. Djali ishte 4 vjeç dhe nuk e di pse nuk e donte babain tim sa herë që e shikonte ai qante. Unë asaj kohe kam qenë shumë e tronditur, për të gjitha këto histori ka qenë prezent edhe halla ime. Bashkëshorti im gjithë kohën ka qenë dhe është jashtë, ai qëndronte larg meje dhe ne nuk e konsumojmë martesën prej vitesh. As babai nuk më ka mbështetur kurrë me veprimet e tij më ka larguar nga shtëpia. Mami më ka mbështetur por aktualisht është shumë e sëmurë. Burri im ka pasur gjithmonë autoritet dhe më ka dhunuar shumë pasi edhe fëmijët më kanë mbështetur mua sepse i kanë parë dhunën e tij ndaj meje”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *