“Më bezdiste zhurma”/ I mori jetën pacientit duke i hequr prizën e respiratorit, burg për shqiptarin

Një 60-vjeçar shqiptar u dërgua në burgun e Koridallos, pasi mesnatën e 7 prillit ai i hoqi aparatin respirator 76-vjeçarit E.S., pasi e shqetësonte zhurma në dhomën e spitalit. Ky veprim rezultoi fatal, duke sjellë vdekjen e 76-vjeçarit.

Pasi u rekuperua nga koronavirusi, shqiptari u dërgua në paraburgim. Sipas informacionit, shqiptari këmbënguli në versionin e tij origjinal se nuk kishte asnjë lidhje me çështjen. Ai tha se ishte në gjumë dhe nuk e kuptonte se çfarë ndodhi, megjithatë nuk mundi të jepte shpjegime bindëse se si u gjet gjurmët e gishtit të tij në pajisjen mbështetëse që kishte tërhequr, duke rezultuar në vdekjen me mbytje të pacientit 76-vjeçar.

Kontrolluesit mjekësorë të cilët kryen autopsinë, sipas informacionit, zbuluan se viktima kishte pasur pneumoni dhe nuk kishte dëmtime në trupin e tij. Ndërsa morën mostra për ekzaminime histologjike dhe toksikologjike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *