Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga çmimet e karburantëve.
Ahmetaj tha se çmimet janë rritur si pasojë e krizës energjitike. Sakaq, teksa fliste për masat e ndërmarra nga qeveria, një prej gazetarëve i kujtoi çmimin rekord të naftës, që shumë qytetarë i ka detyruar që të braktisin makinat, dhe të lëvizin me autobusë. Si dhe nëse ai vetë kishte ardhur sot në punë në këmbë për të kursyer?
“Qeveria ka menduar përpara disa muajsh për ato paketa që sot janë publike dhe në funksion. Shqipëria e ka inflacionin 6.2 për qind, më pak se rajoni kjo ka të bëjë me paketat e subvencionomit të energjisë…Shikoni statistikën e inflacionit në rajon, asnjë vend nuk na afrohet. Është një krizë globale, e ka gjenezën në agresionin rus”, tha ai.