Me cilin grup nga PD do të negocioni për Presidentin? Balla: Me Berishën nuk ka as nuk do të ketë negociata

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në një deklaratë për mediat është shprehur se me Sali Berishën nuk do të ketë negociata për asgjë.

“Sali Berisha nuk ekziston si grup i pavarur. Ai është vetëm një deputet i pavarur, me Berishën nuk do të ketë negociata për asgjë, me diçka që nuk ekziston nuk mund të negociojmë për asgjë. Unë di që në grupin parlamentar ekzistojnë vetëm Enkelejd Alibeaj, Doda dhe Mediu. Zoti Rama i cili është edhe kryetari i Partisë Socialiste e ka thënë dhe vetë që më Sali Berishën nuk ka negociata as sot as mot. Ky është një proces ekskluziv brenda mureve të Kuvendit të Shqipërisë” deklaroi Balla.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *