Christian Eriksen rikthehet zyrtarisht për të luajtur. Pas ndërprerjes së kontratës me Interin që shkak të defibrilatorit të zemrës, implantuar verën e kaluar dhe me një pengesë për të fituar të drejtën për të luajtur në Itali, mesfushori danez ka nënshkruar një kontratë me Brentford.
Faqja zyrtare e klubit konfirmon afrimin e ish-lojtarit të Tottenhem Hotspur, përmes një klipi. Eriksen ka firmosur për gjashtë muajt e ardhshëm me klubin e Premier Ligës angleze. Periudha e fundit ka qenë tepër delikate për Eriksenin. 29-vjeçari pësoi një arrest kardiak në ndeshjen e Euro 2020 më 12 qershor të vitit të kaluar në ndeshjen mes Danimarkës së tij dhe Finlandës.
Kjo bëri që në karrierën e tij të kishte shumë pikëpyetje. Pasi i dha lamtumirë zikaltërve më 17 dhjetor për shkak se nuk ishte i aftë për të luajtur në Itali, danezi u stërvit fillimisht me Kiaso në Zvicër. Interes për shërbimet e tij kishte shfaqur edhe Ajax, klubi ku bëri debutimin e tij si profesionist dhe ku luajti nga viti 2009 deri në 2013. Ish-lojtari i Interit tashmë do të jetë lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që luan me defibrilator. Objektivi, siç ka treguar ai vetë, është Botërori i Katarit i planifikuar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.
/Priza.al/