“Më dhunuan dhe më veshën rroba grash”, detaje tronditëse dalin nga pengmarrja e të riut në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një 31 vjeçar u mor peng nga tre persona për shkak të një borxhi.

Burime për median bëjnë me dije se i riu ka rrëfyer torturat që i kanë bërë tre autorët.

Mësohet se shtetësia Denada Çezmja ka qenë në njohje me të riun e marrë peng, si dhe i ka kërkuar këtij të fundit shuma të mëdha lekësh, duke përdorur përherë justifikime të ndryshme.

Kjo e fundit e gënjente 30 vjeçarin se kishte nevojë për para, pasi ka pasur nënën sëmurë me kancer, duke i marrë atij një shumë prej 30 mijë eurosh.

“Kam mamin sëmurë me sëmundje të rëndë, dua të bëj divorcin dhe jam në hall”, mësohet se i ka thënë Çezmja, ndërsa 30-vjeçari i jepte para.

Ndërkohë pasi ka marrë shumën, vajza i ka shkëputur gjurmët me djalin, duke i fikur kështu edhe telefonin. I gjendur në këtë situatë, 30 vjeçari  i ka dalë në rrugë Çezmjas, duke i kërkuar kështu lekët. Ndërkohë, kjo e fundit i ka kërkuar ndihmë mikut të saj, Sulltan(Marku) Piraçi me pretendimet se ish i dashuri e ngacmonte me qëllim që të krijonte sërisht lidhje me të.

Më pas Piraçi kishte kërkuar ndihmën e dajës së tij, Shkëlqim Koçekut, ku të dy së bashku e kishin marrë peng të riun. Pasi e kishin çuar në një shtëpi, ata kishin dhunuar dhe kërcënuar të riun. Madje në sy të vajzës, e kishin zhveshur dhe i kishin veshur atij rroba grash. Por skena më e fortë e shantazhit sipas grupit hetimor, mendohet se ka qenë fakti që skena ishte filmuar nga vajza, në mënyrë të tillë që i riu të hiqte dorë nga borxhi 30 mijë euro. Por pavarësisht këtyre presioneve edhe dhunës, djali pasi ishte liruar nga pengmarrësit, kishte shkuar në polici, ku kishte rrëfyer ngjarjen.

Tashmë dy prej tyre, Shkëlqim Koçeku dhe Denada Çezmja, ndërsa në kërkim është shpallur Sulltan (Marku) Piraçi, ndërkohë gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Heqje të paligjshme të lirisë’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *