Një kreator i njohur nga Kosova por edhe jashtë saj.
Bëhet fjalë për Valdrin Sahit.Por, këtë herë nuk po ju tregojmë sukseset e tij në pasarelat e modës.
Valdrini thuhet se u arrestua në aeroportin e Stambollit të Turqisë, nën dyshimin se u kap me një sasi të madhe të drogës.
Valdrin Sahiti stilisti i njohur nga Kosova, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Gjendur përballë panelit të fëmijëve, ai u pyet se kush vishet më bukur dhe më keq nga femrat shqiptare. Stilisti duhej të tregonte disa personazhe, por ai u tregua shumë i rezervuar. Megjithatë, një emër e tha dhe bëhet fjalë për Lori Hoxhën, të cilën e vlerësoi për stilin që ka.
“Nuk e di a do të mund t’i radhisja tani dhe a do të isha i drejtë, seriozisht mendoj që jemi në një epokë ku femrat shqiptare po duken më bukur se sa kurrë dhe i kushtojnë më shumë rëndësi më shumë veshjes dhe kurimit në total. Nuk mendoj se dikush vishet keq sepse është shumë relative dhe përderisa vishet, asaj gjithsesi i duket bukur.
Mirëpo do të thoja nëse nuk përkon me trendet e fundit, ose është shumë komercial apo përfaqëson keq një shoqëri që fatkeqësisht kemi dhe të tilla dhe që janë fytyra publike. Ndërsa për mirë Lori më pëlqen, pastaj kam edhe një listë tjetër por nuk do të doja të thoja më shumë.”, tha ai.
Ndërsa, kush kanë më shumë stil, vajzat e Shqipërisë apo ata të Kosovës, Valdrini tha: “Vajzat e Shqipërisë kanë klas kanë shumë sëag, kanë frymë kanë vibe dhe në Kosovë ka patur një ndikim shumë të madh këto 25 vitet e fundit nga Londra, nga Amerika dhe mendoj që vajzat e Kosovës janë pak më trendy.”