“Më duket gjë normale ”/ Sara Hoxha flet për takimin me ish-in e Ledrit

Blogerja Sara Hoxha,gjithashtu edhe partnerja e Ledri Vulës u komentua shumë në rrjet vitin e kaluar kur takoi, Dua Lipën me të cilen Ledri partneri i saj,dikur ka pasur një histori dashurie.

Në një intervistë për Goca dhe Gra, Sara reagon për të gjitha këto zëra, duke thënë :

“Dua Lipa ishte shumë shumë e mirë. Unë e takova shumë pak, vetëm pimë një kafe familjarisht. Ata donin ta shihnin Poem. Fakti që Dua Lipa ka qenë ish e dashura e Ledrit dhe unë e takova, aq sa veta më kanë thënë e ke bërë shumë mirë, kanë thënë edhe pse  e bërë. Unë them shyqyr që ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër, ja jap dorën për këtë pjesë. Se di,unë nuk e vras mendjen për gjëra që kanë qenë para meje. Ne nuk kemi lindur bashkë. Nuk lindi dhe më njohur mua. Unë e di që ai ka një të shkuar”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *