Më e dashuruar se kurrë, Britney Spears shpall fejesën me Sam Asghari

Fill pasi Britney Spears fitoi ‘lirinë’ nga i ati, ka vendosur ta çojë lidhjen e saj me partnerin, Sam Asghari, në një tjetër nivel.

Artistja ka shpallur fejesën me një postim të mrekullueshëm ku shfaq një unazë diamanti.

“Nuk mund ta besoj’, ka shkruar Spears krahas videos së ëmbël ku duket së bashku me gjysmën e saj më të mirë.

Ky lajm vjen menjëherë pasi babai i saj, që ka kontrolluar jetën dhe paratë e saj për 13 vjet, paraqiti kërkesën për të mos qenë më kujdestari i Britney-t.

Çifti u njohën për herë të parë në xhirimet e këngës ‘Slumber Party’ në 2016-ën dhe lidhja e tyre ka vazhduar që atëherë pavarësisht ulje-ngritjeve për shkak të kujdestarisë së ashpër të Britney-t. Sam ka qenë krah këngëtares gjithmonë, madje e ka mbështetur dhe publikisht gjatë vitit të kaluar, pasi New York Times publikoi dokumentarin “Framing Britney Spears”, i cili fliste për marrëdhënien e artistes me të atin, që ka qenë kujdestar i saj që nga vitit 2008.

“Është e rëndësishme për njerëzit që ta kuptojnë se unë kam zero respekt për dikë që përpiqet të kontrollojë lidhjen tonë dhe që na vendos pengesa në rrugën tonë. Sipas mendimit tim, Jamie është një t**p i vërtetë. Nuk dua të shkoj në detaje, sepse e kam respektuar gjithmonë privatësinë tonë, por në të njëjtën kohë unë nuk erdha në këtë vend për të mos shprehur mendimin dhe lirinë time”, u shpreh Asghari asokohe.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *