Më 25 prill, shqiptarët do të votojnë në bazë të emrave dhe jo të numrave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sërish ditën e sotme, për të miratuar zyrtarisht, fletën e votimit për 25 prillin, duke rrëzuar variantin e propozuar nga Partia Socialistëve.
Fleta e votimit do të jetë në përmasat. 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe në fletë votimi horizontale. Megjithatë madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark, pasi e vetmja gjë që do të ndryshojë, është madhësia e shkrimit në varësi të numrit të kandidatëve.
Vendimi i KQZ, pasditen e sotme, duket se nuk i ka kënaqur palët, pasi Partia Socialiste pritet që ta ankimojë në KAS, dhe me shumë gjasa çështja e fletës së votimit do të përfundojë deri në Kolegjin Zgjedhor, duke “pezulluar” kështu gjithë procesin e informimit të qytetarëve. Por surpriza vjen edhe nga PD-ja. “Blutë” duan që emrat të renditen vertikalisht.
Gjatë diskutimeve në mbledhje, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi me emra është konform me Kodin Zgjedhor, duke mbështetur kështu draftin e PD-së. Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridian Salianji, që pretendoi se varianti me numra kishte më shumë lehtësi, megjithatë një shenjë nga jashtë duket se ndryshoi gjithçka.
Teksa Celibashi po mbronte argumentin e tij, nisën të binin kambanat e kishës, “shenjë” që u mor si bekim. Ndërkohë nga ana tjetër, i kënaqur për fletën e votimi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ngriti një tjetër shqetësim për banderolat që partitë politike duan të vendosin në ambiente publike.
Kaso tha, si janë drejtuar me shkresë bashkive për të përcaktuar vendet për materialet e fushatës, por s’kanë marrë ende përgjigje, ndaj po përgatisin 60 kallëzime penale për 60 bashkitë e vendit.
Dje Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen që u zhvillua propozoi fletën e votimit në të cilën partitë do të jenë me logo dhe kandidatët me emra. Por pas propozimit të Celibashit, Komisioneri Rregullator, votoi me 5 vota se nuk është kompetent për të miratuar fletën e votimit. Për pasojë u mblodhën sërish sot, por ende nuk është vendosur asgjë.
Gjithashtu gjatë debatit ka pasur debate në lidhje me logot e partive. Ishte sekretari i PD, Ilvi Kaso ai i cili ngriti çështjen në KQZ duke thënë se logoja e partisë së Astrit Patozit është e njëjtë me atë të PD si dhe krijon konfuzion.
Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj tha se ndryshimi është bërë dhe BD do të dërgojë logon e re, nën inicialet e së cilës do të mbishkruhet edhe emri i partisë.
/Priza.al/