Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” ka komentuar në lidhje me partitë e vogla dhe opozitën në tërësi për të cilën ai u shpreh se ata do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale më vete dhe me listën e tyrë të kandidatëve.
Gjithashtu ai tha se nuk është as me Berishën as me Alibeajn, por me opozitën dhe me Partinë Republikane.
“Vetëm jemi dhe në koalicion dhe vetëm do të hyjmë dhe në zgjedhjet. Do hymë patjetër në zgjedhje dhe do kemi listën tonë të kandidatëve. Zgjedhjet lokale partitë janë më vete, sa i përket atyre parlamentare nëse opozita shkon e ndarë i ka të humbura, nuk ka peshë të fitojë zgjedhjet. Një parti e bashkuar është bashkimi i ideve.
Unë jam me opozitën dhe me Partinë Republikane dhe nuk jam as me Berishën as me Alibeaj. Opozita është shumë herë më tepër se Berisha dhe Alibeaj. Kam qenë dhe kur ka qenë Berisha kryeministër dhe kryetar. Berisha ka 44 mijë vota, opozita duhet ketë mbi 700 mijë vota për të votuar”, tha Mediu.