Me fanellë futbolli në kuvend, deputeti shqiptar bën paraqitjen e pazakontë në seancën plenare

Llapi dhe Drita do të përballen sonte në finale të Kupës së Kosovës, e cila do të luhet në Prishtinë. Kjo ndeshje ka bërë jehonë të madhe, sidomos në Podujevë dhe në Gjilan.  Efekti i kësaj loje është parë edhe në Kuvendin e Kosovë.

Në fakt, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri është rikthyer në seancën e sotme me një dukje të pazakontë.

Deputeti llapjan e kishte veshur fanellën e Llapit me numër 4, përmes së cilës e shfaqi mbështetjen për ekipin e tij të zemrës.

Llapi do ta kërkojë sonte mbrojtjen e trofeut të Kupës, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet duke filluar nga ora 20:00/ Express

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *