Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral në Memaliaj. Ashtu si edhe në takimet e tjera, në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, Rama e mbylli takimin nën ritmet e këngës “Ecim përpara” (himinit socialist).
Kryeministri Rama ka kërcyer me banorët e pranishëm, teksa ka marrë edhe një fëmijë në krahë. Në një tjetër moment, kreu i qeverisë ka kërcyer teksa në dorë mbante bastunin e një të moshuari.
“S’do pushojmë asnjë ditë pa mbjellë pemët e siguruara falë shkurtimit të shpenzimeve elektorale, siç vazhdojmë me fidanët e radhës në Memaliaj me kryetarin Gjolek Guci, kurse Tepelena do të vrapojë në drejtimin e duhur PËRPARA me Tërmet Peçin” – tha Rama.