72 janë bërë që kur kanë nisur punimet për spitalin e Fierit, e ndërsa ai është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e kësaj të premte pamje se si duket spitali ai Fierit. Në hyrje të saj është vendosur flamuri turk dhe ai shqiptar.
Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate. Në spitalin e Fierit janë të punësuar turq dhe shqiptarë, ndërsa puna në të vijon me 3 turne për të qenë gati sa më shpejtë.
Spitali Rajonal Memorial i Fierit do të jetë modeli i parë i një spitali publik me autonomi të mirëfilltë spitalore, ku vlerësimi mbi bazën e performancës të secilit do të sjellë një standard të ri të shërbimit për qytetarët. Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia.
Vetëm pak ditë më parë, Ministra Ogerta Manastirliu ka hapur aplikimet për vendet e punës në këtë spital, ku ftoi të gjithë që të dorëzonin dokumentet, duke vënë theksin se përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e meritokracisë.