Atentati i një ore më parë i ndodhur në qytetin e Elbasanit në lagjen “Skënderbej” në rrugën “Mbretërore” edhe pse nuk ka një autor, ka tashmë emrat dhe pamjet e viktimave të tij.
I ekzekutuar në vend nga ky atentat ka mbetur Everest Çaka alias Ibrahim Caka, që është personi që u ekzekutua në automjetin e tij tip “Opel”, në të cilën ndodhej bashkë me bashkëshorten e tij.
Kjo e fundit, e quajtur Silvana Çaka, ka mbetur për fat të mirë e plagosur vetëm në dorë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Por bashkëshorti, Everesti, i cili fatkeqësisht nuk ja doli, mësohet se u ekzekutua me armë zjarri automatike, teksa ndodhej në makinën e tij.
Kush ishte Everest Çaka
I riu është djali i tezes se Arjan Spahiut, i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë. Në momentin e ngjarjes, Çaka ndodhej në automjet i shoqëruar nga bashkëshortja.
Everest Çaka ose i njohur ndryshe si Ibrahim Çaka rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010.
Madje ai dyshohej atëherë të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.
Ndërkohë disa muaj më parë në Belgjikë u vra dhe kushëriri i Everest Çakës, Arjan Spahiu me tetë plumba në nëntor të 2020. Ndërkohë Arjan Spahiu del të ketë lidhje familjare me një tjetër personazh të njohur të krimit në Elbasan, Erion Alibej që e ka vëlla të burrit të motrës.
Sot Everest Çaka u ekzekutua gjatë një atentati në Elbasan, teksa e plagosur mbeti dhe gruaja e tij, Silvana.
/Priza.al/