Aktorja Deniz Ugur, e njohur nga roli i Maxhides në serialin “Lule të vetmuara”, është martuar për herë të dytë.Ditën e djeshme mediat turke kanë publikuar fotot e para nga dasma që ishte ndryshe nga të tjerat.
Bashkëshorti i Deniz, aktori Erdinç Gulener nuk ishte veshur me kostumin e dhëndrit, por me këmishë blu e pantallona të bardha.
Ndërsa aktorja ishte veshur me një fustan të bardhë të thjeshtë, me një kurorë me lule në kokë dhe me atlete.
/Priza.al/