“Më gjeni një provë të vetme dhe do shkoj në burg”, pas operacionit ‘Shpirti’, flet prokurori Maksim Sota: Janë trillime!

Prokurori Maksim Sota u arrestua sot në kuadër të operacionit “Shpirti”. Ai është lënë në “arrest shtëpie” ndërsa ka mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Pak orë pas raportimeve të lajmeve në media, Sota ka thyer heshtjen dhe ka folur për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.

Prokurori ka deklaruar se nëse gjendet qoftë dhe një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona të arrestuar, do pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’. Sota ka shtuar gjithashtu se këto lajme i kanë shkaktuar shumë dhimbje në familje.

“Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie. Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje,”- mësohet të ketë thënë Sota.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *