Gigliola Haveriku është e njohur për publikun si një këngëtare e talentuar, por edhe për lidhjen e saj me aktorin Amos Zaharia.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka treguar për komentet që ka marrë pas hyrjes së Amosit në “BBV”. Gigliola u shpreh se në momentin që ata i kanë dhënë fund llidhjes së tyre publiku e shante, por pas hyrjes së Amosit në BBVIP, ata ndryshuan.
“Kam hasur shumë komente të tipit ‘Sa mirë ke bërë që e le, sa mirë që u ndave. E ke meritur këtë njeri’. Në fillim më shanin mua, pastaj kur Amos hyri në Big Brother më thoshin mua sa mirë që e le. Kishte dhe që më ofendonin, ja këtë meriton etj“,-tregoi ajo.