Për ironi të fatit, ose ndoshta jo, në faqen e tij në Facebook është një imazh i San Michele Arcangelo, mbrojtës i policëve.
Dhe ishin ata që e morën me forcë atë nga kabina e makinës BMW gri gjysmë ore përpara meshës së Papa Françeskut të dielën në mëngjes, ku shkaktoi panik rreth kolonadës së Sheshit të Shën Pjetrit.
Ishte një karabinier, ai që e ndaloi duke e qëlluar në njërën prej gomave të makinës së çmendur, që rrezikoi ta godasë atë dhe disa turistë të tmerruar, në Piazza del Sant’Uffizio.
Sipas mediave italiane, në timon ishte 39-vjeçari shqiptar, Erjol Nako, me precedentë penalë për drogë, lëndime dhe abuzime në familje.
Ku mes të tjerash, dëshmia e ish-partneres së atij-amerikano-latine, hedh dyshime për shëndetin e tij mendor.
Për shkak të tij, alarmi kundër terrorizmit ra në të gjithë zonën e Vatikanit: në fakt, BMW-ja qarkulloi nga njëra anë në tjetrën, madje edhe në korsinë anësore të via della Conciliazione, jashtë kontrollit, pa u ndalur pavarësisht ndërhyrjes nga karabinierët e më pas edhe nga policia.
Në një moment Nako, në gjendje konfuze, nën efektin e drogës, ka hedhur celularin, madje edhe portofolin me dokumentet nga makina.
Një përpjekje e kotë për të mos u identifikuar nga autoritetet.
Ajo që e shtyu atë të nxitonte në Vatikan, është ende një mister. Gjithashtu në rrjetet sociale nuk mungojnë referenca për lutjet dhe muzikën e shenjtë, si dhe për Romën, por për momentin nuk ka elemente që të mund të thuhet se ai donte të kryente një veprim të pamatur.
Nuk ka asnjë lidhje me qarqet ekstremiste në të shkuarën e tij dhe dje, pasi u vizitua për një kohë të gjatë në spitalin Santo Spirito, u arrestua për rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Në fund, ishin agjentët e patrullës dhe të departamentit të Uopi-t që bllokuan me makinat e tyre Via Gregorio VII për të mos lejuar që Nako të arratisej sërish, pasi kishin detyruar të nrinin tre postblloqe.
Dy të parët e karabinierëve, në Corso Vittorio Emanuele dhe më pas përballë kolonadës, ku u përplas me një makinë të blinduar.
Shqiptari kishte bërë sikur kishte ndaluar, karabinierët kishin rrethuar BMW-në, por më pas 39-vjeçari kishte futur befas marshin për t’u larguar sërish, duke rrezikuar godiste një karabiner, i cili në atë moment hapi zjarr.
Me dy goma në tokë, të goditura nga plumbat, shqiptari u përplas në derën e shoferit tek Porta Cavalleggeri, përpara se të ndalonte para bllokut të fundit të rrugës.
Aty, ai u rrethua në makinë, por nga frika se mund të ishte vërtet një kamikaz, agjentët nuk humbën kohë, thyen të gjitha xhamat dhe e nxorën me forcë, duke përdorur më pas pistoletën paralizuese për ta neutralizuar.
Në bordin e makinës, e sekuestruar dhe analizuar nga policia shkencore dhe karabinierët, nuk u gjetën armë apo objekte sulmuese.
Nako fillimisht u dërgua në zyrat e komisariatit të Borgos dhe më pas në spital. Dy policë, të cilët mbetën të lënduar gjatë përplasjes, u trajtuan dhe më pas u larguan.
Ish-partnerja e tij, shfrytëzoi rastin për të përsëritur mesazhin e saj: në fakt prej disa kohësh vajza po bën gjithçka për të bindur gjykatën për çekuilibrin mendor të 39-vjeçarit: “Ai tha se është San Michele Arcangelo dhe se do të më presë kokën me shpatën, siç bënte shenjtorin me djallin”, zbuloi ajo në një intervistë për gazetën “Il Messaggero”.
“Prej pesë vitesh po luftoj që rrezikshmëria dhe çekuilibri i tij mendor të njihet dhe gjykata të heqë kujdestarinë e dy fëmijve tanë, – shpjegon ajo, – por askush nuk më dëgjon”.
Gruaja, ish-partnerja e Erjolit, 38 vjeç, me origjinë nga Amerika e Jugut, e kishte denoncuar në të kaluarën Nakon për keqtrajtim, duke thënë: “Më goditi dhe një herë më futi kokën në tualet. Por nuk kishte prova të mjaftueshme për drejtësi, pasi unë nuk e kisha filmuar apo regjistruar dhunën e tij”.
Nga ai moment tmerri ka pushtuar bashkëjetuesen e shqiptarit. “Kam marrë një qen për t’u mbrojtur, shëtis me spraj piper dhe alarm në çantë. Por së fundmi, kërcënimet e tmerrshme verbale që më bëheshin mua dhe nënës sime, ia ka kthyer në mesazhe dhe emaile me përmbajtje mistike, deluzive, të mbushura me fraza të pakuptimta”.