Një 16 vjeçar shqiptar ka kërkuar ndihmë në një shtëpi në Dover në momentin që ka zbritur nga gomonia, pasi nuk dinte se ku të shkonte.
Zonja e shtëpisë 59-vjeçarja, Sue Doyley ka rrëfyer se një adoleshent i cili vinte nga Shqipëria i ka kërkuar ndihmë asaj që ta dërgojë në Manchester por, në momentin që ajo e ka refuzuar, ai i ka kërkuar të përdorë telefonin e shtëpisë së saj.
Zonja tha se ajo kishte lënë derën e pasme hapur, kur në një moment pranë bregut të detit ndaloi një gomone me rreth 80 emigrantë, ndërkohë që njëri prej tyre u afrua me shpejtësi pranë banesës së saj duke kërkuar ndihmë.
Këtë ngjarje e pa edhe fqinja e 59-vjeçare, Louise Monger, e cila ka shkuar menjëherë në ndihmë të fqinjës së saj, ndërsa ka tentuar të ndalojë adoleshentin shqiptar i cili ndodhej në atë moment në dhomën e gjumit por, e pati të pamundur.
Ndërkohë që disa minuta më pas shqiptari u kap nga policia.
Emigracioni i paligjshëm është kthyer janë shqetësim nga banorët e zonës, të cilët kanë kërkuar shpesh ndihmën e policisë por, edhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë që qeveria britanike ka rritura masat e kontrollit në vijën bregdetare, për të parandaluar emigracionin e paligjshëm.