Një emigrant ilegal shqiptar, i cili pagoi 4000 £ për t’u futur kontrabandë në Britaninë e Madhe dhe u kap në një fabrike kanabisi, është arretuar për 15 muaj. Sipas Dailymail, Besmir Sula u vu në punë në fabrikën e kanabisit prej gangsterëve që paguan për të hyrë në Britaninë e Madhe, pasi fillimisht u përgjua nga autoritetet britanike.
Më pas, ai u transferua në një hotel të drejtuar nga Home Office, ku iu dha një telefon për ta lejuar të komunikonte me familjen e tij.
U largua drejt Britanisë me gomone, adoleshenti nga Shqipëria kapet
Besmir Sula
Sula u kontaktua më pas nga burri në fshatin e tij nga i cili kishte marrë paratë hua për të financuar udhëtimin e tij të paligjshëm me varkë dhe iu tha se duhej të shlyente borxhin.
Avokati i tij, John FitzGerald, tha se adoleshenti, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, kishte qenë viktimë e “bandave të organizuara që shfrytëzojnë njerëzit”.
Ai vjen nga një fshat i Shqipërisë – shumë fshat, shumë i vogël dhe shumë i varfër. Ai fitonte 300 euro në muaj duke punuar gjithë natën në një furrë buke dhe donte një jetë më të mirë. Megjithatë shqiptari vendosi se pasi të vuajë dënimin, shqiptari do dëbohet nga Anglia.