Me hartën e Kosovës në dorë/ ‘Kërcënon’ Vuçiç: Ruani paqen, Serbia do të fitojë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar ashpër në lidhje me vendosjen e reprocitetit të targave nga shteti i Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, Vuçiç ka ‘kërcënuar’ hapur Kosovën, duke mbajtur hartën e kësaj të fundit në dorë.

Lideri serb tha se qytetarët e tij  në Kosovë janë sulmuar dhe janë të pasigurt, duke fajësuar autoritetet e shtetit të Kosovës për këtë situatë të krijuar sipas tij.

Sakaq shtoi se nëse Kosova guxon të persekutojë, keqtrajtojë dhe vrasë serbët, Serbia do të fitojë.

“Populli serb në Kosovë dhe Metohi po i dëgjon gjithnjë e më pak motivet e mia dhe kërkesa ime sot është që të përpiqemi ta ruajmë paqen me çdo kusht. Të mos bëni asgjë që mund të çojë në ndonjë konflikt. Unë u kërkoj përfaqësuesve të vendeve të mëdha dhe të fuqishme që t’i kushtojnë pak vëmendje ligjit ndërkombëtar, gjendjes në terren dhe të mos lejojnë repartet e tyre të shkaktojnë konflikt. Ne do të lutemi për paqe dhe do të kërkojmë paqe, por nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë. Nëse guxojnë të persekutojnë, keqtrajtojnë dhe vrasin serbët, Serbia do të fitojë. Nëse nuk duan ta ruajnë paqen, po ju them Serbia do të fitojë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *