“Më hongsh ***” Manjani: Kënga e fushatës socialiste më kujton…

Kënga e zgjedhur nga Partia Socialiste për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit ka shkaktuar jo pak reagime në rrjet. “Ta honksha zemrën” thuhet ndër të tjera në “himnin socialist”. Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka ironizuar këngën e zgjedhur, duke treguar një barcoletë. Në fund të postimit, Manjani ngre një pyetje, ku paralelizon personazhin e ndrojtur të barcoletës, me ato të fushatës elektorale.

Postimi i plotë:

“Kjo kënga e fushatës që Rilindasve “t’honksha zemrën”, më kujton një barcaletë.

Hasani, pas shumë vitesh në emigracion vendos të martohet. Në fshat baba i gjeti një vajzë shumë të mirë, të ndrojtur. Vajzë për merak dmth.

Bën dasmën dhe Hasani u mbyll në dhomën bashkshortore me nusen e re.

-Duhet të më thuash fjalë të pista, “t’honksha kët e t’honksha atë” që të eksitohem. Kështu jam mësu andej nga bota jashtë. -i thotë Hasani.

– S’di un ksi fjalësh-i thotë vajza me ndrojtje.

– Si moj s’di ti?- u hakërrye Hasani. Më fol fjalë t’pista aty se t’hypa n’dru!- vijoj me ton të ngritur.

Vajza, u ndje realisht nën presion dhe i thotë me shumë ndrojtje fjalën e vetme të pisët që kishte nigju nga baba i saj:

– m’honksh muutin, o Hason!

***

A ka mbet ndonjë vajzë e ndrojtur në këtë fushatë është pyetja…!?”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *