‘Më i motivuar se kurrë’/ Berisha: Aq sa jam i përulur ndaj të vërtetës, aq jam i pathyeshëm nga mashtrimet e shpifjet

Në foltoren me demokratët, ish kryeministri Berisha kujtoi edhe një herë ditën e parë të hyrjes në parlament, pas vendimit të kryedemokratit për ta larguar nga grupi parlamentar i PD-së.

“Ne jemi parti e mendimit të lirë e sovranitetit dhe e interesit kombëtar. Atë ditë që unë jam futur në parlament, me gjithë përpjekjet demoniake për të më penguar jam ndier më i fortë se kurrë, më i motivuar se kurrë. A mund t’ja lija unë vendit tim turpin e dorëzimit të sovranitetit, dorëzimit të mandatit të qytetarëve shqiptarë. Kurrë!

Ndaj ju ftoj me civilitet, qytetari të zhvillojmë këtë debat me të gjithë anëtarësinë. Dje më erdhi një demokrate e re në zyre, më thotë: doktor sot kam qëndruar 2 orë në tel. me vëllanë se nuk është i bindur me ç’ka bërë Basha.

Vazhdojë debatin i thashë, të bëjmë një debat në familjen tonë. Ta bëjmë këtë që kurrë një kryetar s’mund të shkelmojë mbi parimet, e vullnetin tuaj”,- tha Berisha, ndërsa u ndal në planet e së ardhmes.

“Dy fjalë për të ardhmen. Viktor Hygo ka shkruar diku se e ardhmja ka emra të ndryshëm. Ai thotë se e ardhmja për të dobëtit, quhet e pamundura. E ardhmja për sentimentalët quhet e panjohura, për guximtarët quhet ideale.

Ndaj edhe ne, le të zotohemi këtu që me përpjekjen tonë, do të çlirojmë Shqipërinë nga fantazma e komunizmit bllokmenëve, mafias e krimit e korrupsionit që po gërryen çdo ditë këtë vend. Por edhe nga fantazma e Sorosit, një armik i së djathtës shqiptare.

Kemi qëndruar ndaj tij deri në fund. I siguroj shqiptarët, se kur një fakt i vetëm të dalë të qëndroj jam i gatshëm të marr çdo vendim për ndryshe aq sa jam i përulur ndaj të vërtetës aq jam i pathyeshëm nga mashtrimet e shpifjet”,- tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *