Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur përpos të tjerave mbi një sondazh të zhvilluar në media, ku ka dalë politikani më pak i pëlqyer në Shqipëri.
Me anë të një deklaratë për mediat, Meta tha se ky sondazh ka dalë nga duart e Ramës.
“Këto sondazhe për mua janë të shpallura nga Edi Rama që ditën kur kam dalë nga presidenca. Edi Rama e di shumë mirë që mbi 80% e Shqipërisë po zien nga padurimi për ta shporrur atë. Nëse ka një forcë politike ku nuk fut duart është Partia e Lirisë. Nëse nuk do të kisha një popullaritet kaq të madh nuk do të ndërmerreshin të tilla sulme. Unë i besoj sondazhit të përditshëm që bëj në raport me qytetarët. Partia e Lirisë do të arrij një rezultat të jashtëzakonshëm. Nuk jam fare i shqetësuar për popullaritetin tim por për gjendjen e rëndë që është vendi”, tha Meta.