Kryeministri, Edi Rama këtë të dielë ka vizituar këtë të diele familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë edhe videon nga momenti i takimit.
Në një moment Rama tregoi se në formularin që do plotësonte duhet të jepte edhe arsyen e vizitës së tij, ndërsa tha: Aty ishte një pikë ku thuhej; arsyeja e vizitës; unë shënova: “Më ka marrë malli”, tha kryeministri Rama.
Ndërsa të hënën në Prishtinë, Rama dhe Kurti do të zhvillojnë takimin e radhës të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.