‘Më ka mërzitur në…’/ Bashkëshorti i Palomës rrëfen ‘pakënaqësitë’ ndaj saj gjatë qëndrimit në BB VIP

Bashkëshorti i gazetares së njohur Paloma ka qenë i ftuar në një intervistë, nëpërmjet një lidhje telefonike.

Këngëtari i njohur me emrin e tij të artit Alandy ka treguar me humor se tashmë që Paloma është pjesë e “Big Brother Vip” atij i ka mbetur e gjithë koha e duhur për të bërë të gjitha punët.

I pyetur në lidhje me pjesën nëse po pret që të eleminohet Paloma dhe të lirohet fluksi i punëve, Alandi u shpreh se:

“Jo. I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo.”

Si do e presë ai natën e sotme dhe a është i emocionuar për faktin që bashkëshortja e tij është në nominim?

“Kam emocione normal, sepse dua ta shoh mirë dhe kur e doni dikë doni vetëm më të mirën për të. Tani është në dorën e popullit, une s’kam asnjë mesazh, asnjë propagandë për të bërë. Nuk është se nuk e përballoj dot, është pak e vështirë por nuk dua t’ja prish qejfin dhe dëshirat, sepse kur e do dikë do ta shohësh mirë. I kam thënë që në fillim që për çdo gjë më ke gati dhe unë do të mbështës gjithmonë.”

Paloma dhe Alandi, së bashku janë prindër të vajzës 6-vjeçare të quajtur Luna, por në lidhje me pjesën se si po e përjeton vogëlushja largimin nga shtëpia të nënës së saj, Alandi ka treguar se:

“Më pyet vazhdimisht sepse normal është nëna e saj, unë mundohem ta shmang dhe të mos ta shoh Big Brother-in në shtëpi. Është në moshën që do mamin e saj por e kemi menaxhuar, ja kemi dalë. Deri tani jemi shokë të mirë, luajmë bashkë, bëjmë detyrat bashkë, mësoj dhe unë shqipen më mirë.”

Por a ka ndonjë moment që Paloma mund ta ketë bërë xheloz Alandin? Ja se si përgjigjet ai:

“Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar.”

Alandi e përmbylli intervistën e tij duke thënë se:

“Pa sakrifica në jetë nuk fiton asgjë. Unë e kam nisur nga zero këtu dhe jam shumë krenar për veten dhe nuk kam asnjë pendesë për asgjë.”

Gjithashtu, muzikanti paralajmëroi se do shihemi së shpejti në një projekt të ri solo dhe nuk do të na zhgënjejë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *