“Më ka ngacmuar Graciano”/ Nita Latifi habit me deklaratën e saj, ja si reagoi Argjira

Nita Latifi po bëhet aktive në botën e muzikës pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’. Së fundmi ajo publikoi këngën ‘dy gota’ e po korr suksesin e saj. Mirëpo, edhe daljet televizive s’kanë qenë të pakta.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Nita iu përgjigj pyetjeve të shumta për karrierën, ‘Big Brother’ dhe për jetën private.

Ajo u pyet se cili nga personazhet e njohur e ka ngacmuar apo i ka dërguar mesazh, e përgjigjia habiti personat që ishin në studio. Nita tha emrin e Graciano Taganit, duke treguar se ai ka tentuar ta puthë në kohën kur kanë qenë në ‘Star akademi’.

Argjira Spanca, e cila ishte në studio, e që është edhe partnerja Gracianos, tha se nuk është aspak problem, pasi në atë kohë s’ka qenë pjesë e jetës së tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *