Amber Rose së fundmi ka akuzuar partnerin e saj Alexander Edwards për tradhëti. Përmes rrjeti të saj social,Instagram, Amber tregoi se babai i djalit të saj e ka tradhëtuar me të paktën 12 gra. Amber Rose ndau me ndjekësit një story mbi lidhjen e saj të gjatë me Alexander Edwards dhe e akuzoi atë për tradhëti ndaj saj me të paktën 12 gra.
Unë kam qenë kaq besnike dhe transparente, por nuk kam marrë të njëjtën energji në këmbim. Mungesa e besnikërisë dhe e respektit është qesharake dhe unë i jap fund. Jam lodhur duke u abuzuar mendërisht dhe emocionalisht nga njerëzit që i dua. Kam vuajtur në heshtje për një kohë të gjatë dhe nuk mund të duroj më. Kjo është arsyeja pse kam qenë kaq e qetë. Nuk pranoj të lejoj që dikush të më dëmtojë më. Qoftë familje apo kushdo”, përfundoi Rose shkrimin e saj.
/Priza.al/