“Më ke dërguar një letër tronditëse!”/Vajza i kërkon nënës t’i shlyejë borxhin: Shit shtëpinë!

Një shumë parash ka ndërhyrë në raportin nënë e bijë. Kristina i kërkon vajzës së saj, Ilirjanës në “Shihemi në Gjyq” me të cilën nuk është takuar prej më shumë se një viti që mos ta braktisë. Nga ana tjetër, Ilirjana ka ardhur në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan me një qasje shumë të ftohtë ndaj nënës

Ardit Gjebrea: Kujt i ke marrë borxh? 

Kristina: Vajzës. 

Ardit Gjebrea: Ku ka borxhe për nënën? Si mund të ketë borxhe për nënën? 

Ilirjana: E di po unë ç’të bëj? Ç’të bëj zonjë, ç’të bëj? Ku të shkoj, jam me 100 halle? Kam një burrë invalid, vajzën 20 vjeçe, nuk po mundem t’i jap shkollës, në shkollë. 

Kristina: Unë jam nënë. 

Ilirjana: Edhe unë jam bijë. Ç’të bëj? Po falimentoj. Zonjë e dashur, po falimentoj! Unë nuk mundem më të pres! Të kam pritur boll! Të kam pritur shumë! Nuk të pres më! 

Eni Çobani: Ilirjana, i ke vënë afat nënës ti se s’po të kuptoj? I ke vënë afat nënë? 

lirjana: Po. Në fund të prillit, dua borxhin. 

Në rast se nëna nuk i kthen dot borxhin, Ilirjana i thotë se do të shesë shtëpinë që të mund të marrë paratë. 

Ilirjana: Unë doja ta një vajzën, prisja që më paguhej borxhi dhe unë jam vajzën në shkollë. Nuk e njej dot, jam e falimentuar. Mua ato para nuk m’i kanë falur. 

Kristina: Po çfarë faji të kam moj vajzë? 

lirjana: Zonjë e dashur, unë paratë nuk i gjej në rrugë. 

Kristina: Unë shtëpinë nuk e shes. 

Ilirjana: Do ta shesh. 

Kristina: Ashtu siç e ka ajo letër, unë nuk të përgjigjem dot ty.. 

Ilirjana: Do ta shesh sepse unë jam bashkëpronare. 

Kristina: Sa të jem unë gjallë jo. 

Ilirjana: Atë do ta shikojmë! Përderisa unë jam bashkëpronare, do ta shes!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *