Me këmishë të bardhë dhe lule në duar, shiu i ‘prish’ ambasadores Kim fundjavën në Voskopojë

Bukuritë natyrore të Shqipërisë, sidomos pjesa e Juglindjes siç është Voskopja ka joshur ambasadoren Yuri Kim. Ajo vendosi ta vizitojë këtë fundjavë, por luhatjet e motit i kanë prishur planet. Pavarësisht pengesave dhe mbajtjes së çadrës në dorë, Kim si grua e fortë që është, ka vazhduar shëtitjen në vendin turistik. Por jo çdo gjë ka shkuar keq, pasi ambasadorja ka takuar edhe disa ‘patriotë’ të saj.

E veshur më një këmishë të bardhë, dhe me lule në duar, Kim duket tejet entuziaste teksa i përshëndet. Përmes një postimi në Instagram, Kim shkruan se shqiptarët i duan amerikanët dhe nuk ka asnjë vend më mikpritës se Shqipëria.

‘Një surprizë e mrekullueshme për tu ndeshur me  turistë në #Voskopojë! Ata vinin nga shumë shtete të ndryshme (Teksasi, Uashingtoni, Kalifornia, etj.). Ata kanë udhëtuar nëpër botë dhe dëshironin të përjetonin diçka të re dhe spektakolare, kështu që natyrisht ata zgjodhën. Shpresoj që më shumë amerikanë të zbulojnë bukurinë dhe historinë unike të #Shqipërisë’, shkruan ambasadorja amerikane.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *