‘Më kërcënohet jeta ime dhe e familjes’, merret në mbrojtje prokurori që hetoi dosjen e Ardian Çapjas

Ditën e sotme është miratuar mbrojtja për prokurorin Ridvan Sukaj, i cili ka hetuar dosjen e Çapjave. Bëhet e ditur Sukaj është marrë në mbrojtje, pas kërkesës së tij ku deklaroi se ndihej i kërcënuar, ai dhe familja e tij, pas arrestimit të Ardian Çapjas dy ditë më parë në qytetin e Elbasanit. Vendimi u mor ditën e sotme nga Këshillit i Lartë i Prokurorisë, i cili miratoi kërkesën e Sukaj.

Ardian Çapja u arrestua dy ditë më parë si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në 2012, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Florenc Çapja. E ndërsa dje Policia i ka mësyrë në shtëpi, ku u gjet dhe një person i cili ishte në kërkim. Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, vëllai i Ardian Çapjas, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Çapja u dërgua ditën e djeshme në spital ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale në zemër. Ai iu ka shpëtuar 3 atentateve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *