Një konflikt i fortë mes vjehrrës, nuses dhe kunatës ka sjellë përplasje të forta në emisionin me “Zemër të Hapur”.
Në përballjen e tyre në studio nusja pohon se kunata e saj është njeri i dhunshëm, por vjehrra nga ana tjetër u shpreh se vajza e saj (kunata), nuk e ka prekur kurrë me dorë nusen.
Nusja: Unë po ta kisha dhunuar bashkëshortin nuk do isha këtu ku jam sot. Por ditën që unë erdha në shtëpi nga lindja kunata e madhe nuk më ndihmonte dhe ajo fliste me një të dashur dhe më tha që nuk më lejon i dashuri. Kunata ime kështu e dhunshme ka qenë.
Vjehrra: Nuk e ka prekur kurrë vajza ime me dorë nusen, as unë se kam prekur, ajo e ka pasur dhunën ajo ka pasur dhunë edhe nga familja e saj. Edhe në shkollë kur ka qenë nuk më kanë folur mirë, ajo ka pasur shumë probleme me gjykata dhe me debate.
Kunata: Unë e kam respektuar shumë nusen e vëllait, por gjërat tona kanë ndryshuar që nga momenti kur lindi fëmija i parë. Vëllai im nuk e pranon që nusja ka depresion dhe është e rrezikshme që ajo të qëndroj në ambientet e shtëpisë. Por ajo një ditë kur unë po përgatisja një byrek, ajo më afrohet me thikë dhe unë u tmerrova. Vëllai im e di sepse unë kam qenë edhe në spital me të dhe i kam shërbyer, madje që nga momenti që nusja më kërcënoi me thikë unë jam tmerruar dhe nuk kam dashur të komunikoj kurrë më me të. Nëna e saj ka pasur probleme, ne themi që nusja të kurohet që të mos arrij në probleme të cilat ka kaluar nëna e saj. unë ditën kur erdhi në shtëpi nga lindja e fëmijës i kam shprehur ta ndihmoj por s’ka pranuar. Ne nuk kemi folur për rreth 6 muajsh dhe nisëm të flisnim, madje ne i kërkuam ndihmë babait të saj por prindërit e saj nuk përgjigjeshin madje ata janë arratisur. Kemi shkuar tek mjeku dhe i kemi kërkuar ndihmë, por vëllai jonë nuk ka pranuar. Ajo thoshte kur erdhi nuse se unë po mbeta shtatzënë s’më nxjerr kush nga shtëpia. Babai i saj ka pasur probleme të mëdha me të edhe në shkollë.
Petriti: Nusja ditën e parë që solli fëmijën në shtëpi kërkoi ndihmë për të larë vajzën dhe kishte frikë se mos i mbytej, aty kanë lindur mosmarrëveshje sepse i kërkoi ndihmë motrës time të cilën e kishte në shtëpi, por ajo nuk e ndihmoi. Këtu u telefonova unë se isha në punë dhe më kërkoi ndihmë nusja. Unë kam folur edhe me mjekun edhe me psikologun dhe ata me kanë pohuar se duhet të ketë mbështetje, por këtë mbështetje nuk e ka pasur.
Babai i nuses: Vajza ime nuk ka pasur kurrë probleme të shëndetit mendor ajo nuk ka qenë kurrë agresive, as në shkollë askund. Ajo është bërë agresive që kur ka shkuar në shtëpinë e tyre, skam ndërhyrë deri tani tek vajza ime. I bëjë thirrje asaj kunatës që të rrijë mirë dhe mos ta ngacmoj dhe unë si baba si kam folur gjysmë llafi, edhe për problemet që ka.