Dhimbja e këmbëve është ndoshta ndjenja më e keqe që të shoqëron gjatë gjithë darkës pas një dite të lodhshme. Nëse ke mbajtur taka gjithë ditën, pak orë ose çfarëdo këpucësh mund të kesh veshur gjatë lëvizjes së përditshme, ka gjasa të përjetosh çdo darkë dhimbje këmbësh. Nxitimi dhe dinamika e jetës së përditshme nuk e favorizojnë dhimbjen e këmbëve, por e shtojnë më tepër atë. Për fat të mirë, ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të larguar dhimbjen.
Gjithçka të duhet është vetëm një shishe me ujë. Vendose një shishe me ujë në frigorifer derisa të ngrijë. Pasi të jetë ngrirë, thjesht vendose shishen poshtë këmbëve dhe rrokullise me shputa para-mbrapa për disa minuta. Bëj të njëjtën gjë edhe me këmbën tjetër duke përsëritur procesin. Temperatura e ftohtë nga shishja me ujë të ngrirë do të jetë si një lloj masazhi, i cili do ta lirojë dhimbjen e këmbëve si me dorë. Ndryshimin dhe lirinë do ta ndiesh menjëherë.