Me këtë veprim Atdhe Xharavina sapo përjetësoi një kujtim të Bora Zemanit

Tanimë ribashimi i Bora Zemanit me Donald Veshajn ka eklipsuar gjithçka ndodhi dhe u përfol gjatë kohës që ata nuk ishin me njëri-tjetrin. Kjo nuk do të thotë që ndjekësit i kanë harruar thashethemet që qarkullonin në atë kohë për moderatoren dhe Atdhe Xharavinën.

Ka qenë vetë ky i fundit i cili me anë të postimeve dhe deklaratave të tij këtë linte të kuptohej.

Së fundmi, Atdheu është bërë xhaxha për herë të parë. Këtë moment të bukur ai e ka ndarë me të gjithë në rrjetet sociale ku ka treguar se mbesës së tij ia ka vendosur emrin vetë ai. Ajo do të quhet Nala.

Disa kohë më parë Bora Zemani ndau një story ku dukej duke parë një film vizatimor. Krahas filmit ajo shkroi: Nëse një ditë do të kem një vajzë ajo do ta ketë emrin Nala.

Të njëjtën gjë shprehu edhe Atdheu në një dalje të tij pak pas kësaj deklarate të Borës. Mund të themi se ish-konkurrenti i Për’puthen e mbajti fjalën. Ndonëse nuk ia la vajzës, ia la mbesës së tij.

Të jetë kjo një rastësi?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *