Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në punimet që po bëhen për Urën e Darzezës të cilat janë drejt përfundimit. Ai aty ka shkëmbyer edhe disa batuta me kryeplakun e zonës.
“Me të gjithë parametrat e nevojshëm, ndërkohë po vijon puna për ndërtimin e Urës së Semanit, e cila do te jetë gati në më pak se 4 muaj, dhe që lidh plazhin e Semanit me Darzezën duke i dhënë akses turistëve për ti frekuentuar të dyja zonat turistike njëkohësisht”.
“Ky është kryeplak pasionant”, i tha kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.
“Krye je, por plak ende”, tha Rama.